Futboll Sport

SKANDAL/ Rusia ndaloi flamurin e Kosovës në Botëror, zyrtari i Ministrisë së KRS bën me dije ngjarjen e turpshme

Konfliktet politike midis Rusisë dhe Kosovës kanë ndikuar në mënyrë skandaloze dhe në këtë kompeticion mbarëbotëror duke dhënë edhe një herë provën se sporti ndikohet vazhdimisht nga vendimet politike.

Ndalimi i shfaqjes së flamurit të shtetit të Kosovës është vendosur duke e përfshirë simbolin shtetëror në 20 flamujt e ndaluar ku bën pjesë dhe ndalimi i shfaqjes së simboleve të organizatës terroriste ISIS.

Për këtë ngjarje të turpshme ka reaguar Koordinatori Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës Rexhep Hoti në llogarinë e tij personale në “Instagram”.

“Me keqardhje mora lajmin për ndalimin e valëvitjes së flamurit të Republikës së Kosovës në Kampionatin Botëror të Futbollit Rusia 2018, edhe pse FIFA u lejon 211 anëtarëve të saj përdorimin e flamujve, pjesë zyrtare e së cilës është edhe vendi ynë.

Edhe më shqetësuese është e dhëna se flamuri i Republikës sonë është renditur në të njëjtën listë me flamujt e organizatave terroriste.

Nuk dua t’i kujtoj Këshillit Organizativ të Botërorit në Rusi, se jo shumë kohë më parë, aty u valëvit flamuri i shtetit tonë kur fituesja e medaljes së Artë e Kampionatit Botëror dhe Olimpiadës, Majlinda Kelmendi, u shpall Kampione Evropiane e Xhudos, pikërisht në Rusi.

Kjo ndalesë është kryekëput politike dhe e papranueshme për botën e sportit kudo në botë.

E dënoj fuqishëm aktin e ndërhyrjes së politikës në sport.

Sportistët e Republikës së Kosovës vetëm për një dekadë të ekzistencës së shtetit të pavarur e sovran i dhuruan spektakël të jashtëzakonshëm mbarë botës.

Ata nuk e meritojnë që identiteti i tyre i ligjshëm dhe legjitim të dhunohet në forma të papranueshme politike.”

Kosova është anëtare me të drejta të plota në FIFA dhe UEFA dhe sjellja e qeverisë ruse ka qenë tërësisht tendencioze ndaj shtetit dhe Federatës së Futbollit të Kosovës.

 

Related posts

MERKATO E VERËS/ Portieri Ospina përshëndet Napolin, pranë akordit me skuadrën e Serie A…

Delo.autor

“PËR MUA NUK EKZISTON MË”/ Presidenti Ceferin akuza të rënda ndaj Agnelli-t: E kam personale. Më gënjeu deri në…

Delo.autor

Më i nënvlerësuari në botë, 5 statistikat që tregojnë se Firminho është jetik për skuadrën

Sadik.Autor

Leave a Comment