Futboll Sport

LE GRAET: “Zidane nuk ka treguar asnjë vullnet për të trajnuar kombëtaren e Francës”

Zinedine Zidane nuk ka treguar asnjë dëshirë për të trajnuar ekipin kombëtar të Francës, pas largimit nga Real Madridi, sipas presidentit të Federatës Franceze të Futbollit (FFF), Noel Le Graet.
Zidane e la postin e tij në “Bernabeu” në fund të majit, pasi e udhëhoqi klubin galaktik drejt fitimit të një titulli të tretë të Ligës së Kampionëve, duke shkaktuar thashetheme që e lidhnin atë me ekipin kombëtar francez.

Kjo thuhet se e la pozitën e Didier Deschamps përpara Botërorit të suksesshëm të Francës në Rusi disi të pasigurtë, me shumë tifozë dhe ekspertë të fortë, se ai nuk ishte njeriu i duhur për të marrë më të mirën nga ekipi emocionues dhe rinor francez. Pragmatizmi i Deschamps ishte problemi, sipas disave, megjithëse kjo qasje ishte shumë e rëndësishme për Francën, që fitoi Kupën e Botës.

Dhe Le Graet është i sigurt se ai dhe Deschamps do të qëndrojnë në rolet e tyre aktuale të paktën deri në vitin 2020. “Ne kemi kontrata deri në vitin 2020, – tha Le Graet për “BFM TV”. – Deschamps është një njeri që punon shumë. Didier dhe stafi i tij shpenzojnë orë e orë duke shikuar këtë apo atë lojtar, kundërshtarët. Ndonjëherë keni nevojë për pak fat, por puna e bërë nga Didier është e konsiderueshme. Edhe për “Euro 2020”, ai do të jetë atje”.

Dhe, sa iu përket zërave që e lidhin Zidane me rolin që bën Deschamps, si trajner i Francës, Le Graet nuk ishte i bindur. “Nuk ka pasur vullnet nga ana e tij, të manifestuar prej tij, për të trajnuar ekipin kombëtar, – shtoi Le Graet. – Ne nuk kemi menduar për këtë. Didier është në vendin e trajnerit deri në vitin 2020. Edhe unë, pastaj do të shohim”.

Related posts

SHERRI MASIV NË BALLSH/ Disiplina me “dorë të hekurt” për Nuabuezen dhe Carkanjin. Ja vendimet që merren…

Delo.autor

“DUHET TË RIKTHEHET…”/ Zyrtare, zbulohen dënimet e Nurmagomedov dhe McGregor

F.autor

E PABESUESHME/ Duhet dalë nga kriza, Barcelona ndryshon emrin e stadiumit në këmbim të 280 milionë eurosh

Delo.autor

Leave a Comment