Futboll Sport

Legjenda e Interit: Ky futbollist ka nxjerrë jashtë mode Ronaldon, Neymarin dhe…

Ditën e nesërme do të jetë finalja e madhe e Botërorit që do të luhet në Moskë midis Francës dhe Kroacisë. Të gjithë janë në pritje të kësaj sfide ashtu edhe legjendat e futbollit Botëror. Ka qenë ish-lotari i Interit ai që ka folur dhe ka dhënë mendimin e tij në lidhje me ndeshjen e nesërme.

“Do të ndodhë diçka e madhe. Është krijuar një grup i bukur me kalimin e ndeshjeve, i bazuar te sakrifica. Nuk ka qenë e lehtë pas ndeshjes së parë, por, në mënyrë që të përmirësohet, një grup duhet të mbetet i bashkuar. Më ka befasuar pjekuria e tyre, pavarësisht se pjesa më e madhe e lojtarëve nuk kanë shumë eksperiencë”, ka thënë Djorkaef.

“Mbape? Sot është ai më i miri, më pas vijnë të tjerët. Sipas mendimit tim, e ka përmirësuar lojën e tij deri në një nivel që e afron me më të mëdhenjtë. I takon atij të vazhdojë kështu. Është gjithmonë në shërbim të grupit dhe bën gjëra të çmendura. “

Praktikisht, në krahasim me atë që po bën ai, Mesi, Ronaldo dhe Nejmar mund të konsiderohen të dalë nga moda. Do të jetë lojtari më i mirë në botë. Sipas mendimit tim, Franca do të fitojë, do të jemi 66 milionë në mbështetje të kombëtares. Më pas i takon atyre”.

Related posts

RIKTHIMI I IBRAHIMOVIC TEK MILAN/ Shikoni mesazhin që ka Bogdani për suedezin (FOTO)

Delo.autor

E PRANON/ Cristiano Ronaldo: Jam një lojtar më i mirë falë Leo Mesit!

F.autor

SYNOJNË PËRFORCIME TË MËDHA/ Milan kërkon të “rrëmbejë” mbrojtësin e “Topçinjve”…

Delo.autor

Leave a Comment