Futboll Premier League Sport

VAZHDON ME REZULTATET POZITIVE/ Liverpool mposht Aston Villan dhe ngjitet në vendin e dytë

Liverpool ka marrë një fitore të mundimshme ndaj Aston Villës 1-0 në Anfield.

Ishte një ndeshje emocionuese pasi legjenda e vendasve Steven Gerrard u rikthye në Anfield, por kësaj radhe si kundërshtar pasi ishte në stolin e Villas.

Vendasit krijuan disa raste të mira shënimi, por 45 minutat e para përfunduan ashtu siç filluan me rezultat të pastër 0-0.

Në minutën e 67-të, vendasit fituan një penallti të cilën në gol e shndërroi Mohamed Salah për 1-0.

Përkundër rasteve të mira që kishin dy skuadrat, deri në fund gola më nuk pati dhe The Reds morën tri pikë.

Me këtë fitore Liverpool ngritët në pozitën e dytë në tabelë me 37 pikë, një më pak se lideri Manchester City.

Related posts

Mbrojtësi shqiptar bashkohet me skuadrën e Seria A

Sadik.Autor

Ante Rebic shuan ëndrrën e Bayern, Frankfurt triumfon në finale të DFB Pokal

Sadik.Autor

RASTI I PARË I DOPINGUT/ 50 vite më parë për shkak të birrës

Isa.Autor

Leave a Comment