Futboll Premier League Sport

Leicester refuzon 70 mln euro për Maguire, “djajtë” pranë mbrojtësit të Tottenham…

Manchester United do të ketë më të lehtë të marrë Toby Alderweireld nga Tottenham sesa Harry Maguire nga Leicester City, bën të ditur shtypi anglez.

United është lakuar disa herë për interesimin, për këto dy qendërmbrojtës, duke qenë se trajneri Jose Mourinho nuk e ka fshehur dëshirën për të përforcuar prapavijës.

Sipas “The Sun”, Leicester do të refuzojë 70 milionë euro të Manchester për Maguire, ndërsa Tottenham është gati të pranojë rreth 50 milionë për belgun Alderweireld, me kusht që të ketë ndonjë opsion për blerjen e Anthony Martial, gjithmonë e më larg nga “Old Trafford”.

Alderweireld është 29 vjeç, ndërsa Maguire, një nga zbulimet e “Rusi 2018” është pesë vjet më i ri. Kontrata e Alderweireld me Tottenham skadon verën e ardhshme, ndërsa Maguire ka edhe katër vjet kontratë me “dhelprat”.

Related posts

Dështon në Angli dhe Spanjë, ish-lojtari i Real Madrid rikthehet te PSG

Sadik.Autor

Guardiola betohet për blerjen që kushtoi 43.5 milionë euro…

Q.Autor

Mourino i fiksuar pas Willian/ Manchester United shokon me ofertën e majme për Brazilianin 

Sadik.Autor

Leave a Comment