Futboll Sport

Leicester refuzon të shesë Maguire, Manchester United synon mbrojtësin e Barcelonës

Manchester United po konsideron alternativat në rast se nuk realizohet blerja e Harry Maguire, për të cilin Leicester ka kërkuar jo pak, por plot £65milionë, si yll i mbrojtjes së përfaqësueses së Anglisë. Në këto kushte, “Special One” mund të përqendrohet tashmë te mbrojtësi i Barcelonës, Yerry Mina, i cili gjatë Kupës së Botës “Rusi 2018” shënoi dy herë për përfaqësuesen e tij, Kolumbinë, madje një gol kundër Anglisë së Maguire. Në të vërtetë, deri më tani ishte Everton i përfolur për interesimin ndaj 23-vjeçarit të Barças që ka hasur vështirësi të përshtatet dhe të gjejë hapësira në “Nou Camp”, që nga transferimi në janar.

Mina është aktivizuar vetëm në 6 ndeshje me Barcelona, por rikonfirmoi talentin e tij gjatë Kupës së Botës, kur udhëhoqi Kolumbinë përtej fazës së grupeve. Ai shënoi në fitoren 3-0 ndaj Polonisë, përpara se të regjistronte atë gol barazimi që çoi ndeshjen ndaj Anglisë deri në fazën e penalltive. United deri tani ka bërë një përqasje për mbrojtësin e Anglisë, Maguire por Leicester nuk kanë pse shesin dhe as nuk kanë dëshirë të lejojnë Maguaire të ndjekë rrugën e Riyad Mahrez jashtë klubit këtë merkato vere. Vetë Maguire mbetet i bindur se do të transferohet në “Old Trafford”, por kohë nuk është në favor të United që duhet ta realizojë transaksionin përpara mbylljes së merkatos.

Related posts

MIQËSORJA/ Uellsianët “pushtojnë” Elbasanin, mbërrijnë 20 autobusë me tifozë (VIDEO)

Isa.Autor

PUSHIMET LUKSOZE TË MESSIT/ Resorti ku po qendron “PLESHTI” dhe lojrat me djalin (VIDEO)

Delo.autor

Publikohen formacionet zyrtare: Koln – Bayern Munich

Sadik.Autor

Leave a Comment