Futboll Sport

Pastore: Kam lindur për të fituar, Roma vlen mbi gjithçka…

“Personalisht dua të fitoj gjithçka. Vij nga një ekip që gjatë këtyre viteve ka fituar shumë tituj dhe dua të fitojë edhe këtu.” Javier Pastore i ka idetë e qarta dhe përgatitet të jetë protagonist në sezonin e AS Roma.

“Do të ishte e mrekullueshme të shkonim në finalen e Kupës së Italisë dhe të ishim deri në fund në garë për titullin në Serie A. Champions League? Duhet të shohim se me cilat skuadra do të ndeshemi në grup. Objektivi ynë është të fitojmë. Luhet për këtë, jo për të marrë pjesë,” – tha argjentinasi.

Totti e ka përcaktuar si “top player”: “Shpresoj të jem në lartësinë e fjalëve të tij, tani që po mësoj detyrat e Di Francesco. Taktikisht duhet të jem në gjendje të ndihmoj ekipi edhe në fazën mbrojtëse. Edhe te PSG e kam bërë disa herë këtë rol që po më kërkohet këtu. Rëndësi ka të fitojë Roma.”

Related posts

Manchster United në “luftë” me Manchester City për talentin e madh francez

Isa.Autor

E DUAN MILANI DHE BARÇA/ Tuchel: RABIOT është ai që do të vendosë për të ardhmen…

Isa.Autor

“EURO 2020″/ Shoku i Uzunit dhuron spektakël, sllovakët i falen autogolit të Sheznit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment