Futboll Seria A Sport

LIVE/ Cristiano Ronaldo në konferencë për shtyp nga Torino: Dua TROFE të rinj… (VIDEO)

Pas njoftimit zyrtar të transferimit tek Juventus ,ditën e sotme Cristiano Ronaldo është pritur nga qindra tifozë të cilët i ka përshëndetur. Në orën 10 të mëngjesit ai i është nënshtruar testeve mjekësore.

Pasi kreu të gjitha praktikat ai pati dhe takimin e parë me shokët e rinj të skuadrës.

LIVE

Pse zgjodhët Juventusin?

“Pyetje e lehtë për të dhënë përgjigje. Juventusi është një nga klubet më të mirë në botë. Miqtë dhe kolegët e mi më thanë se është një klub ku mund të luaja. Duke parë madhësinë e këtij klubi, është një klub shumë i madh. Nuk ishte një vendim i vështirë për ta marrë.”

“Jam krenar që Juventusi më zgjodhi mua dhe une dua të bëj më të mirën.”

Çdo të thotë të jesh Cristiano Ronaldo?

“Eshtë një sfidë e vazhdueshme. Unë dua të jem një shembull i mirë për të gjithë, si futbollist dhe si njeri.
Dua trofe të reja dhe dua të punoj sa më shumë me klubin”.

Si i sheh rivalët e tu në Itali?

“Unë nuk i shoh lojtarët si rivalë. Ne duhet të fitojmë çdo ndeshje bashkë dhe të jemi më të mirët. ”

18:30 | Nis konferenca në Alianz Stadium. Kristiano Ronaldo për herë të parë përballë qindra gazetarëve nga e gjithë bota.

🔴🎥LIVE from Allianz Stadium! Cristiano Ronaldo's #CR7DAY Juventus Press Conference! #CR7JUVE

Gepostet von Juventus am Montag, 16. Juli 2018

Related posts

MISTERI I DELE ALLIT/ Nga talent i madh tek përjashtimet. Karriera e tij në dyshim…

Delo.autor

“SHPËRTHEN” ISH MILANISTI/ Milani nuk është për Champions, Galiani më tradhtoi

Isa.Autor

Mourinho dëshiron me çdo kusht transferimin e mbrojtësit të Leicesterit

Sadik.Autor

Leave a Comment