Futboll Premier League Sport

LËSHOHET “BOMBA” NGA ANGLIA/ Real Madrid arrin akordin me Hazard për 130 milionë euro, ja kur zyrtarizohet

Sot zhvillohet finalja në Europa League mes Chelses dhe Arsenalit që pritet të jetë edhe ndeshja e fundit e Eden Hazard me “The Blues”.

Real Madridi ka arritur marrëveshje me lojtarin belg dhe zyrtarizimi do të bëhet pas finales në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm europian.

Lojtari do të kushtojë 130 milionë euro ku sipas tabloidit britanik “The Sun”, 100 milionë euro do të paguhen menjëherë, ndërsa pjesa tjetër në formë bonuse.

Sipas medieve spanjolle zyrtarizimi do të behet me 3 qershor, ku Hazard do të bëhet lojtar i Real Madridit. Në anën tjetër Perez pritet t’i ofrojë belgut një pagë 450 mijë euro në javë.

Related posts

Mateo Kovacic alternativa e Jorginhos për klubin e madh të Premier Leagues

Sadik.Autor

Të çmendur pas talentit të Serisë A, nis ankandi për sulmuesin “azzurr”

Sadik.Autor

LIVE/ Conference League: Mbyllet ndeshja Vllaznia-AEL Limassol. Rezultati 0-1

Delo.autor