Futboll Premier League Sport

MPOSHTEN “BLUTË E LONDRËS”/ Leicester City i shkakton humbjen e parë në shtëpi

Leicester City e ka mposhtur Chelsean 1-0 duke ia shkaktuar humbjen e parë në shtëpi dhe të tretën këtë sezon në Premierligë.

Skuadra e Murizio Sarrit nuk dinte për humbje në shtëpi këtë sezon të ligës elitare angleze, por u mposht 1-0 nga ish-kampioni të shtunën në “Stamford Bridge”.

Golin e vetëm në këtë takim e realizoi Jeremy Vardy në minutën e 51-të, pas një super aksioni të mysafirëve.

Chelsea pati mundësinë më të mirë ta barazoi rezultatin në minutën e 90-të, por goditje e bukur e Marcos Alonsos u ndal nga shtylla pingule.

Chelsea ruan pozitën e katërt me 37 pikë, por aq ka edhe Arsenali pas fitores së sotme ndaj Burnley.

Leicetser city, në anën tjetër renditet në vendin e tetë me 25 pikë.

 

Related posts

E FUNDIT/ Institucion MODERN dhe 2 fusha futbolli, FSHF-ja prezanton projektin e fundit (VIDEO)

Isa.Autor

Barcelona katastrofale/ MESSI nën akuzë. Ja sa topa humbi kapiteni ndaj Leganesit

Isa.Autor

Te Napoli vjen një mbrojtës i djathtë, rrezikohet Hysaj

Q.Autor

Leave a Comment