Futboll Futboll Sport

PO SHKËLQEN ME RIVERIN/ Valencia gati të rikthejë Quinteron në Europë

Paraqitjet e mira të Juan Fernando Quinteros në Botërorin e Rusisë me fanelën e Kolumbisë, tërhoqën vëmendjen e shumë ekipeve të mëdha në Europë. Njëra prej tyre ishte edhe Real Madridi, me kampionët e Europës që u treguan të gatshëm të bënin një ofertë për të. Së fundmi, zëra të tillë duket se nuk ekzistojnë më, por vetëm sa i përket Real Madridit, pasi 25-vjeçari vazhdon të mbetet një objektiv në La Liga.

Valencia është klubi që ndjek me interes paraqitjet e tij dhe shumë shpejt mund të nisë bisedimet për transferimin e mesfushorit të avancuar në “Mestalla”. Quintero luan në Argjentinë me River Plate, por kartoni i tij zotrohet nga Porto, me portugezët që pritet ta rikthejnë në ‘Dragao’ në fund të këtij viti, kur mbaron edhe periudha e huazimit të tij te finalistët e Copa Libertadores.

Related posts

I JEP NJË KËSHILLË PILOTIT BRITANIK/ Flet ish-pronari i F1: Ferrari nuk është i përshtatshëm për Hamilton sepse…

Delo.autor

DEKLARATA SHOKUESE/ 19-vjeçari argjentinas pretendon se është i biri i Maradonës. Ja çfarë i kërkon gjykatës…

Delo.autor

Statistika, analizë dhe parashikim: Liverpool – Manchester City

Q.Autor

Leave a Comment