Futboll Sport

Mamaja përgatit largimin e Mbappe: Neymar e Dani Alvesh e tallin tek PSG

Çfarë mund të bësh kur je ylli i momentit në futbollin botëror dhe Reali i Madridit të kërkon për të zëvendësuar as më shumë e as më pak se Kristiano Ronaldon? Fare e thjeshtë: Krijon situata problematike brenda e ekipit, për të bërë më të lehtë trancizionin e largimit. Kjo duket se po ndodh edhe me Kilian Mbape, pasi sulmuesi u kthye në objektivin kryesor të presidentit madrilen Florentino Perez.

Mamaja e talentit francez foli publikisht për shqetësimin që ka rreth mënyrës sesi 19-vjeçari trajtohet nga shokët e ekipit te Paris Seint Zhermen. Problemi më i madh sipas Faiza Lamari e cituar nga gazeta “El Pais” lidhet me sjelljen e dy yjeve brazilianë të skuadrës, Nejmar dhe Dani Alvesh, të cilët e thërrasin “Donatelo”, referuar personazhit të filmit me kartonë “Breshkat Adoleshente Ninxha”.

Një etiketim që nisi si shaka, por që vazhdon të përdoret nga Nejmar dhe Dani Alvesh, pavarësisht se Mbape nuk e pelqen. Madje, nëntorin e kaluar, në dhomat e zhveshjes së klubit parizien, sulmuesi mori si dhuratë një maskë të Donatelos.

“El Pais” nënvijëzonte se në muajin shkurt, Nejmar pati edhe një debat të ashpër me Mbape, pas ndeshjes ndaj Tuluzës. 19-vjeçari e akuzoi brazilianin se qëllimisht nuk ia pasonte topin gjatë ndeshjes dhe përpos zënkës në dhomat e zhveshjes solli edhe krisjen ndërmjet lojtarëve. Sherri i yllit të ri me yllin më të shtrenjtë të ekipit, është një arsye e fort që Paris Seint Zhermen të vendosë ta shesë Kilian Mbape. Dy gjela nuk mund të qëndrojnë në një kotec, për më tepër që milionat e Realit janë të vështira për tu refuzuar.

Related posts

MUNDI KAMZËN/ Cungu: “Dominuam lojën, meritonim fitore më të thellë”

Isa.Autor

E KA NË PRONËSI “ZONJA E VJETËR”/ Juventusi do të paguajë 15 milionë euro për të blerë sërish portierin e tij

Delo.autor

KRIZA PREJ COVID-19/ Barcelona “dembele” në merkaton e verës. Ja kush i prishi planet e drejtuesve

Delo.autor

Leave a Comment