Futboll Sport

Luis Suarez nuk impresionohet nga respekti që Griezmann tregoi për…

Antonine Griezmann nuk festoi kur shënoi golin ndaj Uruguait sepse ishte pikërisht një uruguaian që i mësoi atij të mirat e të këqijat e këtij sporti. Për më tepër që ai luajti kundër miqve të tij, e mendoi se nuk ishte e denjë që të gëzonte ndërsa ata vuanin.

Megjithatë, sulmuesi i Uruguait, Luis Suarez nuk u impresionua fare nga kjo mënyrë e të treguarit respekt e sulmuesit të Francës.

“Ai nuk është uruguaian, ai është francez dhe shënoi një gol. Ai nuk e di se çfarë duhet që të bëjmë ne që të kemi sukses në futboll. Ai mund të ketë zakonet e tij dhe mënyrën uruguaiane të të folurit, por ne ndihemi ndryshe”, tha Suarez.

Tani Franca po bëhet gati për sfidën gjysmëfinale kundër Belgjikës. Përveç Griezmann-it, arma tjetër e “Les blues” është edhe Kylian Mbappe. Deri më tani, sulmuesi 19 vjeçar ka qenë thjesht i jashtëzakonshëm. Ish kapiteni dhe trajneri i Francës, Laureat Blanc

“Mendimi im për të nuk ka ndryshuar në 10 muajt e fundit: ai është një fenomen. Kjo nuk do të thotë se ai do të na bëjë të fitojmë gjatë gjithë kohës. Ai është një djalë që frikëson kundërshtarët. I gjithë ekipi ka përfituar nga frika që kanë të tjerët nga Mbappe. Por kujdes, edhe Belgjika ka një fenomen në ekip dhe ai është Eden Hazard”, paralajmëroi Blanc.

Related posts

NUK BIND TEK CHELSEA/ Klubi anglez gati të largojë portierin më të shtrenjtë në botë

Delo.autor

U RRËZUA NË “WEMBLEY”/ Mourinho: Ishte e qëllimshme, por jo penallti

F.autor

PO SHKËLQEN TEK ATALANTA/ Berat Gjimshiti merr vendimin për të ardhmen

Isa.Autor

Leave a Comment