Futboll Sport

“O SA MIRË QENË…”/ Suksesi i Shqipërisë pushton mediat, por në Serbi e bëjnë skandal, kapen pas bluzës së Ramadanit

Mrekullia e dytë kuqezi bëri jehonë në të gjithë botën. Suksesi i Shqipërisë u pasqyrua në të gjithë mediat, por të parët që uruan djemtë e Sylvinho-s ishte faqja zyrtare e UEFA-s:

“Koha për festën e Shqipërisë”, shkruhej në postimin e UEFA, status shoqëruar me disa foto shumë të bukura nga festimet në Kishinau.

Uefa

Kualifikimi i Shqipërisë në “Euro2024” gjeti pasqyrim të gjerë edhe në Itali, kjo pasi një pjesë e madhe e futbollistëve kuqezi luajnë pikërisht në Serie A.

 

 

Siç është bërë tashmë traditë, çdo sukses i Shqipërisë për Serbinë është dramë, është skandal, kështu ndodhi edhe këtë herë teksa u kapën pas bluzës që kishte veshur Ylber Ramadani:

“Ylber Ramadani, festoi me fanellën me imazhin e ish-liderit të UÇK-së famëkeqe, Adem Jasharit”, shkruhet Telegrafi serb.

Panorama

Ndërkohë, e përditshmja më e madhe sportive shqiptare, Panorama Sport shkruan: O sa mirë me qenë në…Gjermani.

Related posts

MERKATOJA E JANARIT/ Vllaznia bën goditjen “big”, Klubi hidhet në sulm për akordin me… Bekim Balaj

Delo.autor

Laçi i papërmbajtshëm, përmbys avantazhin e dyfishtë të Skënderbeut (Video)

Sadik.Autor

MODRIC, CR7 DHE MESSI/ “Top i Artë” krijoi shumë dyshime POR U VLERSUAN më të…

Isa.Autor

Leave a Comment