Futboll Sport

Vllaznia mban “me zemër të ngrirë” edhe Luftëtarin

Luftëtari po paraqitet mirë dhe pas fitores me maqedonasit e Rabotnicki me rezultatin 3-1, këtë herë kanë triumfuar kundër NK Aluminij. Me sllovenët që garojnë në elitë shënuan Bregu dhe Rapa, ndërkohë që ndeshja u mbyll 2-1 në favor të bluzinjve. Deri në përfundim të fazës përgatitore do të zhvillohen edhe dy ndeshje miqësore, ndërkohë që kundër Ventspils gjirokastritët luajnë me 12 korrik në transfertë. Ende nuk është plotësuar lista e futbollistëve që do të jenë nën urdhrat e stafit teknik dhe ka një dilemë.

E gjitha lidhet me Erjon Vucajn, shkodranin që po aktivizohet si titullar me Luftëtarin gjatë miqësoreve, por ende nuk e ka marrë lejekalimin te Vllaznia. Kontrata e tij me kuqeblutë është “1+1” dhe duhet diskutuar me drejtuesit për zgjidhjen e saj. Por problemi qëndron tek organizimi i klubit shkodran, pasi ishte menduar se me 26 qershor do të vendosej administratori i ri, por nuk ndodhi kështu, madje as që u zhvillua mbledhja.

Pas tre ditësh u bë mbledhja e Asamblesë, por vetëm u miratuan pasqyrat financiare dhe nuk u zgjodh as Këshilli Mbikëqyrës dhe as administratori i ri. Vetëm ky i fundit mund të nënshkruajë lejekalimin dhe për sa kohë nuk ka një të tillë, Vucaj rrezikon të mos e marrë dokumentacionin dhe rrjedhimisht të mos jetë pjesë e listës së Luftëtarit. Gjirokastritët nuk nënshkruajnë dot me mesfushorin pa qenë i lirë plotësisht. Kjo normalisht i shqetëson bluzinjtë, që e përllogarisin mesfushorin si pjesë të rëndësishme të ekipit dhe në këto momente u prish shumë puna, pasi edhe Rroca ende nuk është i gatshëm për lojë.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Wolves-Chelsea. Rezultati 2-5

Delo.autor

Barcelona gati të paguajë 80 milionë euro për një mesfushor, nuk është Pogba

Isa.Autor

Inter, Spalletti: Interi nuk po përmirësohet

Q.Autor

Leave a Comment