Futboll Seria A Sport

MAGJISTARI I MESFUSHËS/ Pjanic drejt largimit, “Zonja” ka gati super zëvendësuesin

Pas Cristiano Ronaldo mund të vijë edhe Paul Pogba. Në shtëpinë e bardhezinjve flitet shumë për të ardhmen e Pjanic. Boshnjaku është i ndarë mes rinovimit dhe shitjes, dhe ofertat nuk mungojnë.

Real Madrid dhe Barcelona janë dy klubet që janë vënë në lëvizje, por duhet sinjalizuar edhe ndërhyrja e Chelsea-it të Sarri-t. Nëse do të vijë një ofertë rreth 80 milionë euro, do të jetë shumë e vështirë që të refuzohet nga “Zonja e Vjetër”.

Por emri i zëvendësuesit të mundshëm është gjetur dhe është ai i Paul Pogba. Francezi ka lënë të kuptohet më shumë se një herë se nuk do të ishte kundër një kthimi në Torino.

Manchester United, nga ana tjetër, ka vënë në shënjestër mesfushorin e Bayern Munich, Thiago Alcantara, i cili do t’i hapte rrugën largimit të kampionit të botës nga “Old Trafford”.

 

Related posts

Kamza zyrtarizon trajnerin e ri, atë që e ngjiti në Superiore

Sadik.Autor

RUSI 2018/ 11 goditje 10 gola, këto ishin duart më të pasigurta të Botërorit

Sadik.Autor

MERKATO E JANARIT/ Talenti i Ligue 1 dy muaj jashtë. ndryshon strategjia e Milanit, tre emra të tjerë në objektiv

Delo.autor

Leave a Comment