Futboll Seria A Sport

THUR ELOZHE YLLIT TË INTERIT/ Adriano: Ai është një lojtar i madh, do të kishim qenë…

Ish-sulmuesi i Inter Adriano beson se ai dhe Mauro Icardi do të formonin një dyshe të mrekullueshme në sulm.

36-vjeçari iu bashkua Zikaltërve në vitin 2001 dhe ka qenë një nga talentet më premtues të gjeneratës së tij, përpara se problemet personale ta zhysnin në depresion.

“E di sa i mirë kam qenë, dhe e di se kam bërë gjëra të rëndësishme,” shprehet Adriano për DAZN.

“Nuk më besohej kur erdha në fillim në Itali. Te Inter ishte një dhomë zhveshje vetëm me yje.

“I jam mirënjohës Ronaldo-s, që më mbajti në shtëpinë e tij, Zanetti-t që më ndihmoi kur më vdiq babai dhe presidentit Moratti.

“Tani jam i lumtur në Brazil me miqtë dhe familjen time. Nëse më ofrojnë të luaj përsëri do të pranoj, por vetëm në Brazil.

“Icardi? Ai është një lojtar i madh dhe akoma shumë i ri. Unë dhe ai do të kishim qenë një dyshe e mrekullueshme në sulm.”

Related posts

Shkëlqeu kundër Juventusit, De Laurentis: Hysaj nuk preket

Sadik.Autor

PO MAHNIT GJERMANINË ME CILËSITË E TIJ/ Lojtari i Kombëtares fiton duartrokitjet e ish-futbollistit të Realit (FOTO)

Delo.autor

Del Piero: Juventusi dhe Roma mund t’ia dalin, ndaj skuadrave spanjolle

Sadik.Autor

Leave a Comment