Futboll Premier League Sport

Man City prezanton fanellën e dytë dhe ajo ka një kuptim të veçantë (FOTO)

Manchester City ka zbuluar fanellën e re për ndeshjet jashtë fushe duke rikujtuar një nga ndeshjet më të famshme të historisë së klubit. 20 vjet pas përmbysjes dramatike në play-offet e Division Two, City ka rikthyer fanellën me shirita të verdhë dhe bojëqielli vertikalë përpara dhe mbrapa.

Çrapet e verdha me një shirit blu të errët kompletojnë pamjen e re të fanellës së dytë të Qytetarëve, e cila është pëlqyer shumë nga tifozët. Ajo do të vishet për të parën herë gjatë fazës përgatitore të City-t në SH.B.A, në ndeshjen e radhës ndaj Liverpool në New York më 25 korrik.

Ndeshja që nderon dizajni i ri është përmbysja ndaj Gillingham që siguroi ngjitjen në Division One në fund të sezonit 1998/90. City ishte duke humbur 2-0 përpara se golat e Horlock dhe Dickov të përmbysnin gjithçka.

Related posts

Marotta: Rikthimet e Morata dhe Pogba janë “mirazhe” merkatoje!

Sadik.Autor

ICARDI dhe WANDA s’kanë më privatësi në shtëpi dhe fajin e ka… BOATENG me gruan e tij

Isa.Autor

Luis Suarez merr ofertën e parezistueshme nga Amerika

Delo.autor

Leave a Comment