Futboll La Liga Sport

Ky është i madhi Zidane; U largua nga Real Madrid duke falur… miliona euro

Zinedine Zidane vazhdon të pushojë me familjen e tij, siç tregohet nga rrjetet sociale të fëmijëve të tij. Francezi është arratisur nga futbolli. Ai ndjeu se ishte koha për të “parkuar stolin” dhe të mendojë për gjëra të tjera. Pra, francezi pranoi të heqë dorë edhe nga 24 milionë euro, që kishte për dy vjet kontratë si trajner i skuadrës së parë të Real Madridit.

Në “fatkeqësinë” e tij të vogël ai nuk u kujdes për paratë, ashtu siç bëri edhe si lojtar. Në atë kohë, ai hoqi dorë nga 6 milionë euro të pastra, ndërsa tani nga 12 milionë euro për secilin nga sezonet që kishte nënshkruar. Është filozofia e tij e jetës dhe, kur pa se kushtet që kishte përreth tij nuk ishin më të mirat, vendosi ta përfundojë kohën si trajner i ekipit të bardhë, që zgjati dy vjet e gjysmë.

Zidane vendosi të largohej pa probleme. Ai e njihte rastin e Ronaldos në detaje, pasi ishte i informuar. Francezi mendonte se skuadra kishte nevojë për një ndryshim në të gjitha nivelet, por përkushtimi i tij ndaj disa prej lojtarëve e pengonte të bënte atë ndryshim, i cili, siç po testohet, është duke u arritur në ekipin e bardhë.

Për një ditë të tërë, Florentino Perez u përpoq të bindte francezin të rishqyrtonte vendimin për largim, të binin dakord që të vazhdonte të paktën edhe një sezon, por Zidane ishte i vendosur dhe nuk kishte asnjë mënyrë nga presidenti i Real Madridit dhe Jose Angel Sanchez, që ta bënin atë të ndryshonte mendjen.

Ishte një vendim i zhytur në mendime dhe larg nga ato 24 milionë euro, që mbetën në rrugë. Ideja e tij ishte dhe ende është që të largohet pak nga futbolli i konkurrencës dhe të mos angazhohet për ndonjë klub tjetër. Nuk është qëllimi kryesor i tij, aq më pak. Ai dëshiron të marrë kohën e duhur, para se të kthehet. Dhe, siç ka treguar ai, paraja për të nuk ka rëndësi. Reklamimi dhe investimet e ndryshme i sjellin paratë e nevojshme për të jetuar mirë.

Related posts

(FOTO-VIDEO) Tifozët përleshje me policinë, jashtë stadiumit bëhet nami

Q.Autor

Real Madrid zëvendëson Zidanen, GUTI e thotë hapur: E kam krenari të drejtoj REALIN

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Lojtari i Skocisë shkruan historinë e kombit, që prej vitit 1952…

Delo.autor

Leave a Comment