Futboll Sport

Maradona pritet si “mbret” në Bjellorusi, merr detyrën e re te Dinamo Brest

Diego Armando Maradona kaloi një muaj si protagonist në shkallët e stadiumeve ruse, kur në fushë zbriste Argjentina e tij, gjatë kampionatit botëror “Rusi 2018”.
El Pibe D’oro ka mbërritur sot në Bjellorusi, ku ashtu siç ishte njoftuar më herët, do të marrë drejtimin e skuadrës vendase, Dinamo Brest. Legjenda argjentinase do të jetë presidenti i ri i klubit dhe pritet të angazhohet maksimalisht për të përmirësuar strategjitë e zhvillimit.

Maradona mbërriti në Bjellorusi mesditën e sotme me avion privat, ndërsa u prit nga mijëra fansa dhe dhuroi sërish spektakël me përshëndetjet e tij të veçanta.

Dinamo Brest militon në ligën kryesore bjelloruse dhe po investon fuqishëm për të synuar titullin kampion, por edhe ecuri në kompeticionet europiane.

Nga ana tjetër, Maradona mbyll kështu një aventurë në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku ishte trajner i Al Fujairah dhe rikthehet sërish në Europë, ku shkëlqeu si futbollist me Napolin./TCH/

 

Related posts

“TIRANA DUHEJ TË ZGJIDHTE KONTRAT E LOJTARËVE ME PESHË”/ Mema: Klubet shqiptare i besojnë më shumë rutinës se strategjisë

Delo.autor

MERKATO E JANARIT/ Probleme për Chelsea-n, ylli është afër arritjes së akordit me gjigantët spanjoll…

Delo.autor

XHAFERRI “THYEN” PREMTIMIN/ Vllaznia mbulohet nga milionat pas fitores me Tiranën. Ja premioja për kuqeblutë

Delo.autor

Leave a Comment