Futboll Sport

Milani pritet të nënshkruajë me një sulmues të madh

Milani është në Londër për të negociuar me sulmuesin e Chelseat, Alvaro Moratan, por është në kontakte edhe me Gonzalo Higuainin, thonë lajmet e fundit.
Marco Fassone dhe Massimiliano Mirabelli janë në Londër, ku thuhet se atje do të shkarkohen nga detyrat e tyre, transmeton Gazeta Express.

Edhe pse këta të dy pritet të shkarkohen, pronarët e ri të klubit italian, janë duke negociuar me Moratan.

Spanjolli ka qenë në radarin e Milanit verën e kaluar, mirëpo ai kaloi të Chelsea ku nuk arriti t’i kënaq drejtuesit e klubit anglez dhe në këtë verë pritet të largohet.

Ndërkohë ‘Rossonerët’ janë në kontakte edhe me Nicolas Higuain, i cili është vëllai i sulmuesit të Juventusit, Gonzalo.

Pipita mund ta pranojë kalimin e tij në San Siro, i cili kushton rreth 60 milionë euro me një pagë prej 7.5 milionë eurosh për stinor.

Related posts

PARA FINALES CHAMPIONS/ Cana përqafon dhe qesh me Pochettinon: Kur ishte 16 vjeç tek PSG-ja…

Delo.autor

Messi përgatit Francën me Ronaldon që i qesh nga dritarja (FOTO)

Sadik.Autor

Akuzat për tolerim, reagon Partizani: Nuk do bëhemi pjesë e kompromisave, iu dhamë…

Sadik.Autor

Leave a Comment