Futboll Sport

REALIZOI 367 GOLA NË 665 NDESHJE/ Ish-sulmuesi i Milanit tërhiqet nga futbolli në moshën 38-vjeçare, ja emri…

Sulmuesi i njohur holandez Klas Jan Huntelar ka varur këpucët në gozhdë në moshën 38-vjeçare.

Huntelar është pa klub që nga fillimi i verës pas mbarimit të kontratës me Shalken ku u transferua në janar të këtij viti. 38-vjeçari ishte një ndër sulmuesit më të mirë në qarkullim dhe këtë e tregojnë shifrat, 367 gola në 665 ndeshje, me një mesatare të lartë 1 gol çdo dy ndeshje.

Huntelar nisi karrierën tek skuadra e PSV-së në vitin 2022, duke u transferuar më pas te Herenveni, Ajaksi, Real Madrid, Milan, Shalke e përsëri te Ajaksi. Së fundmi, bomberi holandez ishte pjesë e Shalkes ku realizoi 2 gola në 9 ndeshje.

Related posts

TENSIONE TE SKËNDËRBEU/ Memelli pezullon sulmuesin e korçarëve

Delo.autor

“TË KUQTË” NUK KANË BËRË SHUMË MERKATO KËTË VERË”/ Legjenda e Liverpool zbulon frikën e madhe të Klopp

Delo.autor

“MË KA NDIHMUAR TË RRITEM”/ Sulmuesi Sane: Guardiola? Për një gjë është shumë këmbëngulës

Delo.autor

Leave a Comment