Moto GP Sport

Marquez triumfon në garën spektakolare të “Assenit”, Rossi gabon në fund (VIDEO)

Marc Marquez me Honda fitoi garën e Çmimit të Madh të Holandës në Moto GP, zhvilluar në pistën e Assen, duke thelluar edhe më shumë diferencën me rivalët. Një triumf i vështirë por i merituar i pilotit spanjoll, në një garë spektakolare dhe me shumë rivaliteti, me e bukura e këtij sezoni, ku emri i fituesit ishte në dilemë deri në kthesën e fundit.

Në vendin e dytë u rendit spanjolli Alex Rins me Suzuki dhe në të tretin një tjetër spanjoll, Maverick Vinales me Yamaha. Pas tyre u klasifikuan dy pilotë italianë, me Andrea Dovizioso (Ducati) që la pas Valentino Rossin (Yamaha).

Gara e Assen ishte e hapur nga xhiro e parë deri në të fundit, ku 5-6 pilotë ishin gjithnjë në krye e alternoheshin mes tyre për fitimin e saj. Garë ku kryesuan Lorenzo, Dovizioso, Rossi, Vinales e Marquez dhe vetëm dy xhiro nga fundi spanjolli i Honda u shkëput dhe fitoi. Jashtë podiumit mbeti Rossi, që dy xhiro nga fundi mori gjerë kthesën dhe doli nga pista e humbi mundësinë për t’u ngjitur në podium.

Garë me hope e Lorenzo, që edhe pse e udhëhoqi atë në pjesën e parë, në të dytën humbi terren, duke u klasifikuar në vendin e shtatë. Në renditjen e përgjithshme, Marquez ngjitet në kuotën e 140 pikëve, Rossi qëndron i dyti me 99 pikë e pas tij ndodhet Vinales me 93. Gara e radhës së Botërorit të Moto GP, pas dy javësh në Gjermani.

Related posts

NUK SHËNOI/ Ja çfarë shkruan BALE në “Twitter” pas humbjes me Shqipërinë (FOTO)

Isa.Autor

ZBULON DËSHIRËN E DIKURSHME/ Nainggolan: Më ka kërkuar të transferohem në Torino…

Delo.autor

TRONDITET MILAN/ Super ofertë nga Kina për fantastikun kuqezi

Isa.Autor

Leave a Comment