Futboll Sport

McGregor marrëveshje me drejtësinë amerikane për të evituar burgun

Duket se çështja e Conor McGregor me drejtësinë amerikane, pas incidentit të krijuar nga irlandezi para eventit të UFC-223, do të shkojë shumë shpejt drejt arkivimit. McGregor goditi me mjete të forta autobusin ku ishin sportistët pas konferencës për shtyp, duke shkaktuar një rrëmujë të madhe. Pak orë më vonë, ai u arrestua nga policia dhe u la i lirë pasi pagoi një gjobë prej 50 mijë dollarësh, por çështja u transferua në sallën e gjyqit.

Së shpejti zhvillohet seanca e radhës, por mediate amerikane bëjnë me dije se negociatat kanë nisur për arritjen e një marrëveshje, që do t’i hiqte çdo akuzë për agresion kampionit irlandez të arteve marciale mikse, që në këtë mënyrë do të riktheheju në kafaz. Sipas ligjeve amerikane, MCGregor rrezikon deri në 7 vjet burg për atë incident dhe kryerjen e dënimit në burgjet amerikane., por çështja do të zgjidhet pas marrëveshjes.

Seanca e radhës në gjykatën e Nju Jorkut është programuar të zhvillohet javën e ardhshme, por gjasat janë që palët të nënshkruajnë marrëveshjen për faljen e McGregor, duke i hapur kështu rrugën rikthimit të tij në kafaz pas dy vitesh pushim. Të gjithë fansat e UFC-së presin një duel të madh për titullin kampion në peshën e lehtë mes rlandezit dhe kampionit aktua, rusit Khabib Nurmagomedov, që e mori titullin pikërisht në eventin e UFC-223.

Related posts

FLET PËR NGJARJET NË SHKODËR/ Ernest Gjoka thyhen heshtjen: Kam pasur kërcënime deri në…

Delo.autor

NUK NDALEN ME GODITJET NË MERKATO/ Barcelona arrin akordin me talentin Japonez…

Delo.autor

MBI FILOZOFINË E NDRYSHME NË MERKATO TË CITY-T DHE PSG-SË/ De Bruyne: Tek ne nuk ka një gjë të tillë

Delo.autor

Leave a Comment