Futboll Sport

Napoli merr mbrojtësin e kombëtares kolumbiane, Hysaj rrezikon postin

Presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis ka kryer blerjen që trajneri Carlo Ancelotti kërkonte, duke i bërë “dhuratën” e parë trajnerit që erdhi këtë verë. Bëhet fjalë për mbrojtësin e djathtë kolumbian Arias, që luante me skuadrën e PSV-së. Lojtari do të mbërrijë javën e ardhshme në grumbullimin e skuadrës së Napolit, pasi ka qenë me pushime për shkak të pjesëmarrjes me kombëtaren e vendiot të tij në Botërorin “Rusi 2018”.

Për të marrë Arias, presidenti napoletan ka paguar 11.5 milionë euro dhe lojtari ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare me Napolin, nga e cila do të përfitojë 1.6 milionë euro për sezon. Në krahun e djathtë Napoli kishte vetëm një lojtar, mbrojtësin kuqezi Elseid Hysaj, që tashmë do të ketë një konkurrencë të fortë për një vend si titullar te skuadra e Ancelottit. Ardhja e Arias ul shanset e Hysaj për të qenë titullar edhe pse shqiptari është gjithnjë i preferuari i ish-trajnerit Sarri, që mund ta marrë në Premier League.

Related posts

Lautaro dhe dy armë/ INTERI “harron” ICARDIN: “Varka” e Spaletit gjen drejtimin e duhur

Isa.Autor

ZYRTARE/ Mesfushori i Kombëtares firmos në Poloni, shok skuadre me Juljan Shehun

F.autor

KRAHASON STËRVITJET E “DJAJVE E KUQ” ME INTER/ Lukaku sqaron: Është ndryshe…

Delo.autor

Leave a Comment