Futboll Seria A Sport

ME VALIXHE NË DUAR/ Presidenti dhe Igli Tare u bëjnë “pritë” dy yjeve

Lazio nuk ka ndërmend të lëshojë dy “xhevahirët” e tij Ciro Immobile dhe Sergej Milinkovic-Savic. Dy drejtuesit e lartë të ekipit bardhekaltër presidenti Claudio Lotito dhe drejtori sportiv Igli Tare kanë përgatitur dy propozime të reja për sulmuesin Immobile dhe mesfushorin e talentuar serb Savic.

Sipas “Corriere dello Sport” “Këpuca e Artë” e sezonit të kaluar në Serinë A (Capocannoniere) do të bëhet futbollisti më i paguar në skuadrën e Simone Inzaghit duke përfituar 3 milionë € bashkë me bonuset. Megjithatë Immobiles nuk i zgjatet kontrata (mbaron në 2022) duke ndryshuar vetëm paga. Shifra kalon pagën e ish-kampionit gjerman Miroslav Klose kur luante për lacialët.

Kurse ylli serb Savic që kërkohet nga superfuqitë Real Madrid, Barcelona dhe Juventus Milinkovic-Savic pritet të ketë një kontratë të veccantë për të qëndruar akoma në Romë.

Related posts

DERBI I KRYEQYTETIT/ Rindahen sërish tribunat, për shkaqe sigurie Tirana lëshon…

Delo.autor

PREMIER LEAGUE/ Trajneri më i mirë zgjidhet Arteta, ja formacioni ideal i javës së parë

Delo.autor

E PABESUESHME/ Lojtari ARRESTOHET në fushë për VJEDHJE identiteti (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment