Futboll Kombëtarja Sport

EKSKLUZIVE/ Arbnor Fejzullahu: Punoj fort për tu RIKTHYER tek kombëtarja. Titullin në Shqipëri e fiton…

Superliga në vitet e fundit ka prodhuar shumë lojtarë të cilët pasi kanë spikatur në Shqipëri janë transferuar në kampionatet më elitare të europës. I tillë është edhe rrugëtimi i ish-futbollistit të Partizanit, Arbnor Fejzullahut.

Ansori i majtë tregon ekskluzivisht për AlpeNews.al mbi ecurinë në futbollin Zvicerian tek klubi i Xamax. 25 vjeçari synon edhe kombëtaren me paraqitjet e tij.

INTERVISTA E PLOTË:

1-Fejzullah, pas disa sezoneve me Partizanin këtë sezon kalove në Zvicër për të luajtur me ekipin e Xamax. Si po shkon ambjentimi?

Në fillim e pata shumë të vështirë pasi ndikuan shumë arsyeje. E dija dhe isha koshient që do duhet të jepja maksimumin pasi luaja në një kampionat relativsht i fortë. Por ditët kaluan dhe kapa ritmin e ambjentimit dhe tani ndjehem komod.

2-Keni treguar se jeni nje futbollist me parametra por dëmtimet e shumta ju kanë penalizuar. Si është aktualisht gjendja juaj fizike?

Eshtë e vërtetë kam kalur disa dëmtime të cilat kanë ndikuar shumë në performacën time sa i takon karrierës që kam zhvilluar. E megjithatë jam besim plotë se do të rigjej formën optimale për të arritur objektivat që i kam vendosur vetes.

3-Me Xamax keni arritur të zhvilloni paraqitje të mira. Cilat janë objektivat e klubit për këtë sezon?

Këtë sezon jemi ngjitur në Superligën Zviceriane dhe natyrisht kemi vështirsitë tona. Do mundohemi që praktikisht të sigurojmë mbijetesën pasi edhe gara është shumë e fortë.

4-Për tu rikthyër për të folur pak për Superligën. Partizani është duke zhvilluar një sezon fantastik dhe po kryeson. A është ky Partizan për titull?

Partizani është një fanellë e rëndë, një skuadër që ka bërë historinë në futbollin shqiptar. Vitet e fundit i ka shkuar disa herë pranë titullit por ka qenë i pa fat. Ky sezon ka nisur mirë për “demat e kuq” por është herët për të folur për titullin. E megjithatë janë në rrugën e duhur për të rikthyër titullin pas 26 vitesh.

5-Keni debutuar me kombëtaren në një ndeshje historike pasi mundët Francën në “Elbasan Arena”. A besoni se do të ketë një vend edhe për ju tek kuqezinjtë në të ardhmen?

Punoj dhe besoj çdo ditë për të qenë sërisht pjesë e kombëtares. Është maksimumi për çdo futbollistë dhe nisur nga ky fakt përpiqem të marr maksimumin nga vetja për të bindur trajnerin që të më besoi një vënd në ekipin kombëtar.

6-E mendoni sërisht një rikthim në kampionatin shqiptar?

Momentalisht jo, pasi dua ti tregoj aftësitë në kampionatet që janë më cilësor se Superliga. E megjithatë në futboll kurrë nuk thuhet kurrë.

Përgatiti:AlpeNews.al

Related posts

E BUJSHME/ Te Shqipëria është titullar i padiskutueshëm, Milani përgatit sulmin për futbollistin e Kombëtares

Delo.autor

“ÇMENDET” MANCHESTER UNITED/ Gati të ofrojë 150 milionë për dyshen e Anglisë…

Delo.autor

ENDE SEZONI NUK KA RINISUR/ Ja fanella e Real Madrid për edicionin 2020-2021 (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment