Futboll Sport

GUARDIOLA DEL HAPUR: Ma kanë punuar “pisët” edhe mua te Barça e Bayern

Pep Guardiola nuk e ka për turp të rrëfeje se dikur edhe ai ka përdorur të njëjtat metoda si Marcelo Bielsa për të spiunuar skuadrën kundërshtare, por një gjë të tillë nuk e ka bërë me Manchester City.

Në Angli ka shpërthyer një debat i madh në lidhje me spiunimin që trajneri i Leeds United, Bielsa, i bëri skuadrës së Derby Country të drejtuar nga Frank Lampard. Trajneri argjentinas e pranoi publikisht se kjo është një metodë që ai e ka ndjekur gjithmonë, në këtë linjë doli edhe Pep Guardiola.

“Në vende të tjera çdonjëri e bën këtë. Ata janë të hapur. Kur drejtoja në Munich kishte njerëz që qëndronin sipër në mal me kamera dhe dylbi të mëdhenj duke para se çfarë bënim ne. Të gjithë e bëjnë këtë”, tha trajneri spanjoll në një konferencë për shtyp.

 

“Është në kulturën e të gjithë klubeve, jo vetëm në klubet ku unë kam punuar. Ishte pjesë e punës së klubit. Por, unë nuk do të dërgoj asnjë të përgjojë te Huddersfield (kundërshtari i radhës) nëse do më pyesni”, e preu shkurt Guardiola, duke theksuar se këtë metodë nuk e ka ndjekur në Angli.

“Te Barcelona ishte e pamundur të na shihnin. Është e vërtetë se jo çdo trajner ka informacionin e duhur për çdo ndeshje, çdo sezon. Kjo është unike”, tha ndër të tjera trajneri i “Citizens” duke theksuar se ai ruan të njëjtin respekt për Bielsan që e ka kryer këtë veprim.

Related posts

E PABESUESHME NË SPANJË/ Real Madrid pëson humbjen e parë nga Espanyol me përmbysje

Delo.autor

Flamurtari e merr “avash”, nuk nxitohen për “timonierin” e ri

Sadik.Autor

PËRBALLJA NDAJ CAGLIARI-T/ Pirlo merr frymë lirisht, rikuperohen dy lojtarët e rëndësishëm “bardhezi”

Delo.autor

Leave a Comment