Futboll Sport

Menjëherë pasi prishi marrëveshjen me Idriz Bathën shkaku i “shqiponjës”, Klubi grek blen…

Prishi marrëveshjen me Idriz Bathën, sepse kishte bërë “shqiponjën”, por mori një tjetër shqiptar.
Skuadra e Superligës së Greqisë, Larisa, ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare me Suad Sahitin, 23-vjeçarin që spikati te Skënderbeu sezonin e kaluar.

Në lajmin dedikuar këtij transferimi i mëshohet faktit se mesfushori kosovar ka qenë pjesë e rëndësishme e skuadrës korçare në të dy frontet, duke fituar si kampionatin dhe Kupën, Gjithashtu theksohet se ka luajtur në katër ndeshje edhe në Europa League, me Skënderbeun, që u kualifikua deri në fazën e grupeve.

Sahiti, shkruhet në njoftim, është 1.79 metra i gjatë ndërsa karakteristikat e tij kryesore janë shpejtësia dhe teknika e lartë.

Related posts

TIFOZËT NË FESTË/ Flet Albertini: Ibrahimoviçin do ta doja gjithmonë në ekipin tim

Isa.Autor

Unai Emery: Neymar nuk do të largohet nga Paris SG…

Q.Autor

CHAMPIONS/ Liverpool fiton në “thrillerin” ndaj Leipzig, Chelsea triumfon në Francë

Delo.autor

Leave a Comment