Champions League Futboll Sport

FINALJA E HIDHUR NË CHAMPIONS/ Pochettino me kokën lart: Krenar edhe pse humbëm, kjo sfidë…

Një finale e hidhur për Mauricio Poçetinon, por që gjithsesi për trajnerin argjentinas të Totenhemit mbetet një arritje e madhe, duke parë se përballë kishte një skuadër që kundrejt “Spërsave” kishte gjithçka në favor, që nga merkatoja e bërë, e deri tek eksperienca në të tilla nivele.

“Duhet të jemi krenarë për gjithçka kemi bërë në këtë sezon. Kemi luftuar deri në fund për ta fituar këtë ndeshje, por sigurisht që futbolli luhet edhe me episode. Në pjesën e dytë bëmë një ndeshje të madhe, kishim shumë raste për ta barazuar takimin dhe me një gol gjithçka mund të ndryshonte. Gjithsesi, përballë kishim një skuadër të madhe, pasi Liverpuli më shumë se çdo gjë tjetër, di që të dalë në mënyrën më të mirë dhe më të frikshme të mundshme nga situatat kur e gjen veten në vështirësi.

Është e kotë ta them se gjithçka u vendos nga ai episod i ndodhur pas vetëm pak sekondash loje, sepse penalltia na detyroi që ta nisnim takimin në disavantazh 1-0 dhe sigurisht që gjithçka u bë tepër e vështirë për ne. Provuam deri në fund ta ndryshonim situatën, por penalltia na i prishi të gjitha planet. Pavarësisht kësaj, unë isha dhe jam akoma më krenar për lojtarët e mi. Totenhemi e arriti finalen e Ligës së Kampionëve për herë të parë në histori dhe një eksperiencë e tillë vetëm mund të na ndihmojë për të ardhmen. Jam optimist për këtë grup lojtarësh, i cili në vazhdim mund t’i ofrojë kësaj tifozërie shumë satisfaksione”, përfundoi trajneri i Totenhemit.

Related posts

Mane me kontratë të re/ Liverpool “çimenton” tridentin e frikshëm sulmues

Isa.Autor

Shaqiri tek Liverpool, Klopp elozhe për “xhuxhin magjik”: Një trim i vërtetë, ai është një…

Sadik.Autor

MESSI “HAP BARKUN”/ Sqaron sherrin me Abidal dhe “vulos” të ardhmen e tij

Delo.autor

Leave a Comment