Futboll Seria A Sport

Merkatoja e Juventusit / Morata për Higuain; marrëveshja është e mundur

Aventura e Gonzalo Higuain te Juventusi mund të jetë në fund, pas vetëm dy sezonesh, edhe pse të pasura me fitore e trofe. “Pipita”, në fakt, sipas “La Gazzetta dello Sport”, nuk është përfshirë në listën e pashitshme, në të vërtetë.

Bardhezinjtë do t’i konsiderojnë me shumë kujdes propozimet e ardhura për argjentinasin, madje edhe ato jozyrtarisht, si nga Chelsea, që ofrohet për transferimin e Higuain në Londër, në këmbim të kthimit të Morata te Juventusi.

Përveç kësaj, sulmuesi i njohur spanjoll është martuar me një italiane dhe pikërisht në Torino ka jetuar sezonin më të mirë të karrierës. Ai është një dëshirë e madhe e kampionëve të Seria A, ndërsa trajneri Sarri do të kërkonte Higuain si dhuratën e parë në stolin e Chelsea.

Ndjenja është se marrëveshja me të vërtetë mund t’i kënaqë të gjitha palët e përfshira, prandaj “tymi i bardhë” duket vetëm një çështje kohe. Fillimisht është e nevojshme që Chelsea të ndahet me Antonio Conte dhe të emërojë trajnerin Sarri.

Morata në anën tjetër, siç thamë, është duke pritur një telefonatë nga “Zonja e Vjetër”, për të thënë “po”, edhe pse Milani thuhet se është i interesuar fort për sulmuesin spanjoll prej më shumë se një viti.

Nga ana tjetër, ka vetëm një sugjerim, apo pak më shumë se kaq, që u publikua dje në faqen e parë të “Tuttosport”: Cristiano Ronaldo te Juventusi. Sidoqoftë, shifrat e marrëveshjes, sidomos sa i përket angazhimit të pretenduar nga CR7, nuk lejojnë ëndërrime të tilla. Me pak fjalë, portugezi është i destinuar të mbetet vetëm një ëndërr vere.

Related posts

ZYRTARE/ Start katastrofik i sezonit, klubi i njohur merr vendimin drastik për trajnerin

F.autor

SUPERSFIDAT/ Kastrioti pret Skënderbeun, Kukësi kërkon fitoren e parë në Vlorë

Isa.Autor

ZBULOHET LISTA/ 22 shtetet që nuk janë përfaqësuar asnjëherë në fazën e grupeve të Champions

Delo.autor

Leave a Comment