Futboll Sport

MERR FUND DINAMO/ Klubi LEGJENDAR është në gjendje të MJERUESHME

Në futboll mund ta nisësh një ndeshje me 7 lojtarë në fushë, por një stërvitje nuk mund të nisë me dhjetë vetë. Megjithatë, Dinamo këtë vit nëse federon ata dhjetë lojtarë që kanë dalë në stërvitje, do të arrijë që të marrë pjesë në kampionat, kjo gjë është e ligjshme, mbi të gjitha e turpshme për një skuadër që ka fituar 18 herë titullin kampion dhe 13 herë Kupën e Shqipërisë, për të mos numëruar medaljet e tjera që ka marrë ndër vite.

E kështu është situata e “Nëndetëses Blu”, e cila ka nisur përgatitjet këtë të hënë, por që trajneri Igli Allmuça ka në stërvitje vetëm 10 emra. Bazjon Tragaj, Erxhan Muça, Marlind Nuriu, Rei Nuriu, Markovanbasten Çema, Ilir Allmuça dhe katër lojtarë që vijnë nga skuadra e të rinjve.

Stërvitja – Natyrisht që me rikonstruksionin që po i bëhet ish-kompleksit “Dinamo”, skuadra me të njëjtin emër tashmë duhet që të kërkojë tjetër terren për t’u përgatitur për këtë sezon, të paktën një vit. Për momentin stafi teknik i bluve është zhvendosur pranë fushave të mini-futbollit që ndodhen afër ish-kompleksit sportiv. Ndërkohë që parashikohet që në ditët pasardhëse të lidhet një kontratë me fushën e kompleksit “Internacional” në Pezë Helmës, aty ku Dinamo luan ndeshjet e kampionatit.

Related posts

Nuk bindi, Barcelona largon blerjen e bujshme

Q.Autor

SULMOI ARBITRIN NË EUROPA LEAGUE/ Ibraimi i Shkëndijës rrezikon ndëshkim të rëndë

F.autor

MESAZH “SHKATËRRUESIT”/ Florian Marku: Po deshe me u bo burrë takohemi në ring

Delo.autor

Leave a Comment