Futboll Sport

MERR FUND DILEMA/ Partizani merr sulmuesin SHQIPTAR nga Sllovenia

Stefan Nikolic mund të quhet që në start një dështim në merkaton e Partizanit, pasi shtatlarti u pa në dy ndeshjet që të kuqtë luajtën në Europa League se është larg formës së tij, por edhe larg pritshmërive që ka pasur stafi teknik tek ai.

Kështu, “demat” nuk kanë vonuar, por kanë hyrë në tratativa me një emër jo pak të njohur për futbollin shqiptar. Rubin Hebaj, shkodrani që u transferua te Domzale në Slloveni dhe që ka shënuar 4 gola në 14 ndeshje dhe që ka shënuar 4 gola në elitën e futbollit slloven në sezonin e tij të parë, do të jepet për një vit në formë huazimi te Partizani.

Të kuqtë e kanë pritur me interes këtë çështje, e cila zgjidh një hallkë të rëndësishme të formacionit për sezonin 2018/19, ndërsa Hebaj shihet si zëvendësuesi ideal i Nikolic apo dhe Çanit që nuk lanë gjurmë te 15 herë kampionët e vendit.

Shkodrani i lindur në vitin 1998 sot ka zbritur në Tiranë, ndërsa është parë nën shoqërinë e menaxherit të tij, një përfaqësuesi të klubit slloven dhe padiskutim me drejtuesit e Partizanit. “Sport Ekspres” ka zbuluar prurjen e re të të kuqve me anë të fotografive, duke e bërë tashmë fakt të kryer transferimin e tij në Shqipëri.

Megjithatë, do të duhet firma në kontratë mes palëve që Hebaj të quhet zyrtarisht i Partizanit. Mirëpo, deri më 30 korrik, datë kur Partizani do të zbresë në fushë, koha është e mjaftueshme. Tashmë Gega do të synojë që të zbulojë ndonjë tjetër element për të përforcuar skuadrën për sezonin e ri.

Related posts

Olsi Rama “zë ngusht” trajnerin e ri të Partizanit: “Vendose shallin”; Gega ia kthen: “E kam në vend…

Sadik.Autor

Trajneri i Egjiptit, kritikon ashpër Ramosin: A mos jeni…

Sadik.Autor

INTER-TORINO/ Pas një kundërsulmi të “Zikaltërve”, Dumfries ndëshkon “Torinezët” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment