Futboll La Liga Sport

NUK KA QETËSI/ Solarin e bezdisin pyetjet për ISCON: Tek REALI janë të gjithë të…

Santiago Solari u shfaq në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes kundër Valencia, e vlefshme për La Liga-n. Rasti “Isco” ishte tema kryesore, ku gazetarët u ndalën në pyetjet e tyre. Por, trajneri argjentinas u ndie i bezdisur, që të flitej vetëm për një lojtar, sepse, sipas tij, te Real Madridi janë të gjithë të rëndësishëm.

Fitore e rëndësishme në Romë: “Gëzimi në kohën e stërvitjes dhe ndeshjes, ndjenja e përgjegjësisë dhe puna e përditshme janë 80% e gjithçkaje”.

Finalja e “Libertadores”: “Kur luhet kjo ndeshje, ndjenjat e tifozëve janë përherë të përziera. Eshtë një nder për Real Madridin, që ta mirëpresë këtë finale dhe klasike të futbollit argjentinas. Shpresojmë që një stadium me histori, si ky i yni, të ndihmojë në mbylljen sa më të mirë të kësaj finaleje. Një ndeshje e komplikuar, por unë nuk mund të aludoj për shkaqet që e sjellin këtu, në Madrid, për t’u luajtur një oqean larg. Kjo ka thyer shumë zemra, është i keq si shembull për fëmijët. Ka nga ata tifozë, që janë pjesë shumë e vogël e shoqërisë sonë, të destinuar për të thyer e prishur çdo gjë. Kështu, asgjë nuk funksionon. Është një turp”.

Situata e Isco: “Sinqerisht, është një subjekt, që nuk jep më shumë se sa realiteti i vërtetë. Po flasim për vendime specifike. Nuk mund të merrem më spekulimet e mediave, që flasin për një trajtim të keq të lojtarit. Kam në dispozicion 24 profesionistë dhe kjo është e gjithë puna ime si trajner”.

Ndeshja kundër Valencias: “Duhet të mbështetemi te lojtarët tanë dhe talenti i tyre”.

Një finale kundër River apo Boca në Botërorin e Klubeve: “Për mua, kjo ndeshje e ka humbur rëndësinë e saj. Eshtë një turp për ta thënë, por ky është një realitet. Dëshiroj që të luajturit në “Bernabeu” t’i shërbejë për një mbyllje dinjitoze. Le të fitojë më i miri. Simpatia ime për njërin nga ekipet, tashmë dihet”.

Cila është e vërteta në gjithçka që lëviz në rastin “Isco”: “Sinqerisht, mos u ndalni më shumë në këtë temë. Unë bëj atë që mendoj se është më e mira për të gjithë. Ne të gjithë jemi të rëndësishëm, sepse të gjithë jemi Real Madridi”.

Related posts

VIDEO/ Brazili “poker” Koresë së Jugut, tani Seleçao përballet në çerekfinale me Kroacinë

F.autor

50 milionë euro për Hysajn, Bayerni gati blerjen rekord të Bundesligës

Sadik.Autor

“KAM MARRË NJË HAJMALI ME VETE”/ Reja: 3 zëvendësime janë pak, ju tregoj kush luan ndaj Bjellorusisë

Delo.autor

Leave a Comment