Futboll Premier League Sport

Merr fund makthi për kapitenin e Nigerisë, shpëton babain nga TORTURAT

Futbollisti John Obi Mikel mund të takojë i qetë të atin. Nigeriani i Chelseat përjetoi një nga periudhat më të frikshme të jetës së tij kur babai i tij u mor peng javën e kaluar nga persona të panjohur.

Por mesfushori dhe kapiteni i “Super Shqiponjave” pagoi për lirimin e të atit Michael Obi 24 mijë €. Pengmarrësit e detyruan viktimën të ecte 5 kilometra në këmbë pa këpucë. Fatmirësisht ai nuk kishte pësuar lëndime. Lajmin për lirimin e tij e ka bërë të ditur zyra policisë në Enugu të Nigerisë. 8 vite më parë Michael kishte rënë pre e një tjetër pengmarrjeje në qytetin Jos.

Marrja peng e njerëzve të pasur në Nigeri është një fenomen kriminal i zakonshëm kur persona të pasur shënjestrohen nga grupe kriminale për të paguar një shumë të madhe parash.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Durrsakët e Martinit mposhten nga Sherifi dhe eliminohen

Delo.autor

FRIKA E RIKTHIMIT TË RONALDOS NË PREMIER LEAGUE/ Ronaldo mbi incidentin e famshëm me Rooney

Isa.Autor

Liverpool – Roma/ Kush triumfon në Anfield me këtë skemë?

Sadik.Autor

Leave a Comment