Futboll Sport

MERR FUND PRITJA/ Javën e ardhshme vendoset për të ardhmen e sulmuesit madrilen

Sulmuesi uellsian Gareth Bale ka bërë me dije se javën e ardhshme do të marrë një vendim përfundimtar në lidhje me të ardhmen e tij, nëse do të qëndrojë te kampionët e Europës së Real Madrid apo do të gjejë një ekip të ri. Gjithçka për sa i përket të ardhmes së sulmuesit 29-vjeçar, protagonist në fitoren që Reali arriti ndaj Liverpool në finalen e Champions League, do të jetë një takim që ai do të zhvillojë me trajnerin Julen Lopetegui. Pritet që ky i fundit t’i tregojë planet e tij për skuadrën “merengues”, ku do të shihet nëse Bale do të jetë pjesë e këtij plani apo jo.

Sipas të përditshmes britanike “Mirror”, sulmuesi uellasian ka shanse që të jetë titullar pas largimit të trajnerit Zinedine Zidane, që e linte në stol dhe largimit të sulmuesit Cristiano Ronaldo edhe pse vendin e tij pritet ta zërë një tjetër kampion i madh (Eden Hazard). Pavarësisht kësaj, bale ka mjft admirues në Europë dhe në “pole” për të marrë sulmuesin është Manchester United, që është gati të ofrojë 120 milionë euro për ta sjellë në “Old Trafford”. Duket se Premier League do të jetë destinacioni i ardhshëm i Bale, ku më parë ka luajtur me Tottenham.

Related posts

ZHDUKEN MESSI E RONALDO/ Nga Rodri te Haaland, ja 15 futbollistët që kushtojnë më shumë në botë

F.autor

E RËNDË/ “U luajt 100 minuta deri sa u përmbys ndeshja”, ish-futbollisti lëshon akuzën e rëndë për fiksim rezultati

Delo.autor

FITORJA ME “POKER” NDAJ ROMËS/ Gatusso motivon ekipin: Gjithmonë duhet të luash së bashku për mirë dhe për keq

Delo.autor

Leave a Comment