Futboll Sport

Merr fund “telenovela” Rexhinaldo, sulmuesi firmos me klubin …

Merr fund “telenovela” Rexhinaldo. Sulmuesi nga Mozambiku ka firmosur para pak minutash me Kukësin e Armando Cungut.

Rexhinaldo do të regjistrohet nga drejtuesit verilindorë dhe do të jetë i gatshëm në turin e dytë të Chamionsit ndaj Karabakut të Ansi Agollit.

Rreth 6 mijë euro në muaj me gjithë bonuse do përfitojë sulmuesi nga kontrata njëvjeçare me Kukësin. Sulmuesi nga Mozambiku luan që prej dy vitesh në Shqipëri sezonin e parë me Luftëtarin e të dytin në radhët e Laçit. Me kurbinasit 28-vjeçari arriti kulmin e tij ku shënoi plot 18 gola në 31 takime, e 3 gola në 5 ndeshje në Kupën e Shqipërisë.

Related posts

LAJM I TRISHTË PËR SPORTIN SHQIPTAR/ Ndërron jetë ish-trajneri i Flamurtarit

Delo.autor

PAMJET/ Reja nuk përmbahet mbas ndeshjes, përqafim special me Keidi Baren

Delo.autor

DINAMO TBILIS-TIRANA/ Pas një “ping pongu” në zonë, Torasa zhbllokon me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment