Futboll Premier League Sport

NUK PËRMBAHET ME KRITIKAT/ Eric Cantona: Solskjaer është pasardhësi i atij, ndryshimi duket tek…

Eric Cantona nuk flet shpesh për mediat, por “Mbreti” ka gjithnjë diçka me vlerë për të thënë dhe fjalët e tij janë me rëndësi të veçantë për Manchester United, sepse idhulli i tifozerisë së Red Devils është i drejtpërdrejtë, i thotë gjërat troç dhe nuk përmbahet kur është fjala për të kritikuar.

Legjenda franceze ka komentuar zhvillimet e fundit tek United dhe ka pasur lëvdata për trajnerin Ole Gunnar Solskjaer, duke theksuar se tashmë United duhet ta konfirmojë absolutisht norvegjezin, i cili është vetëm përkohësisht në drejtim.

“Çdo klub ka momente të këqija, edhe më të mëdhenjtë. United do të kthehet ku i takon, por më e dhimbshmja ka qenë humbja e identitetit të klubit. Mund të humbasësh, por duhet ta bësh në mënyrë dinjitoze, me identitetin e duhur dhe filozofinë tënde. Edhe kur fitonte, United nuk i kënaqte tifozët, ata duan të fitojnë, por gjithashtu ta shijojnë ndeshjen, sepse futbolli është zbavitje”, shprehet Cantona në një intervistë për Paddy Power Neës.

“A është kthyer tashmë buzëqeshja? Po, dhe merita është e Ole Gunnar Solskjaer. Ai ka shpirtin e këtij klubi, e kupton menjëherë që është frymëzuar nga Alex Ferguson. Është si Johan Cruyff dhe Pep Guardiola te Barça, Ole Gunnar është biri shpirtëror i Alex Ferguson. Jo të gjithë lojtarët bëhen trajnerë të zotë, por disa prej tyre ia dalin mbanë dhe për mua është e rëndësishme që një klub si Manchester United të ketë dikë që ka shpirtin e klubit, që e njeh dhe e kupton atë”.

Related posts

RINOVIMI/ Ylli i Bayern Munich kërkon 15 milionë euro në sezon

Delo.autor

VLLAZNIA rikthehet në arenën ndërkombëtare, UEFA zgjedh arbitrat e ndeshjes

Isa.Autor

“LUFTË” TOTALE/ Mbappe tërbon PSG, refuzon milionat e sheikëve

F.autor

Leave a Comment