Futboll Kategoria Superiore Sport

E FUNDIT/ Covid-19 godet klubin e Flamurtarit. Rezultoi pozitiv pas tamponit, trajneri izolohet

Flamurtari preket me COVID-19. Trajneri Dritan Resuli, i emëruar në fillim të këtij sezoni, ka rezultuar pozitiv pas tamponit, duke qenë se kishte shfaqur simptoma.

Resuli ka mësuar se është pozitiv dhe duke ndjekur protokollin sanitar të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është futur në karantinë, sikurse raporton nga Vlora gazetari i ABC, Elton Nika.

Ky është rasti i parë me COVID-19 që prek Flamurtarin, ndërkohë që më shumti ka pasur të infektuar në Superiore, duke nisur me lojtarë nga Vllaznia, Skënderbeu, Bylisi e Partizani.

Related posts

Milan pranë huazimit të lojtarit të Real Madrid

Sadik.Autor

Çudia në Japoni, 50-vjeçari Miura rinovon kontratën me Yokohaman

Q.Autor

KORONAVIRUSI/ Probleme me testin e COVID-19 tek Real Madrid, lojtari brazilian duhet ta bëjë sërish

Delo.autor

Leave a Comment