Futboll Premier League Sport

Mesfushori kërkon largimin, Liverpool hidhet në sulm për madrilenin

E ardhmja e Mateo Kovacic duket larg Real Madridit. Mesfushori kroat kërkon më tepër minuta dhe dëshiron të largohet nga “Santiago Bernabeu” për të nisur një aventurë të re. Mësohet se ai ka njoftuar Real Madridin se dëshiron të largohet nga klubi në merkaton e transferimit të verës. Mesfushori është në radar të Juventusit dhe klubit anglez të Premier League, Liverpool, por interes ka patur edhe nga klube të tjera. Sipas asaj që shkruan “Marca”, futbollisti kroat mund të përfundojë në klubin e “Merseyside”. Ekipi i drejtuar nga Jurgen Klopp është klubi i parë që ka lëvizur për Kovacic në këtë merkato. Ish-lojtari i Interit është gjithashtu i hapur për idenë e një sfide të re, prandaj ai dëshiron të largohet nga Real Madrid. Juventusi dëshironte të nënshkruante me Mateo Kovacic, por ai po humbet durimin dhe tani po shkon drejt Liverpool-it me Klopp që e pret me padurim.

24-vjeçari është i gatshëm të largohet nga Bernabeu për shkak të mungesës së kohës së luajtur dhe kërkon një ekip që i garanton formacionin. Nën drejtimin e Zinedine Zidane, ylli korat nuk mundi të ishte pjesë e 11-shes së parë. Me afrimin e trajnerit të ri Julen Lopetegui, pritej që situata të ndryshonte, por raportet në Spanjë kanë sugjeruar se Kovacic e ka bërë edhe një herë të qartë se ai dëshiron të largohet pavarësisht bisedës me pasuesin e Zidane. Real Madrid pretendon të kërkojë rreth 45 milionë sterlina për 24-vjeçarin, i cili ishte pjesë e Kroacisë në Kampionatin Botëror, por nuk ishte alternativa e parë. Përveç Liverpool-it, edhe Manchester City dhe Manchester United, kanë qenë të lidhura me afrimin e ish-mesfushorit të Interit.

Related posts

“SETIEN KA MENDIMIN E TIJ”/ Kuman: I pranoj kritikat dhe marr përgjegjësinë time, me Mesin nuk kam…

Delo.autor

SFIDA ÇEREKFINALE NDAJ BELGJIKËS/ Ylli Immobile: Me De Bruyne dhe Eden në fushë do të jetë totalisht një…

Delo.autor

Nejmar arrin Ronaldon dhe Mesin me gola në botëror, iu deshën vetëm gjysma…

Isa.Autor

Leave a Comment