Futboll Seria A Sport

U HAKMORËN PËR ELEMINIMIN/ Malcom te Barcelona, vjen reagimi i Romës

Kanë qenë 24 orë të vështira për klubin e Roma-s. Në fillim u raportua se Malcom kishte arritur marrëveshjen me italianët dhe ishte drejt kryeqytetit për të kryer vizitat mjekësore dhe për të firmosur kontratën e re.

Por gjithçka ndryshoi brenda pak orëve pasi Barcelona bëri një ofertë më të lartë duke gjetur akordin me brazilianin. Tashmë ai është zyrtarizuar si lojtari i ri i Barça-s.

Tani ka ardhur edhe reagimi i drejtorit Monchi: “Ajo që ndodhi me Malcom është e lehtë për t’u shpjeguar, por e vështirë për t’u kuptuar teksa kishim arritur marrëveshjen me agjentin, lojtarin dhe Bordeaux.

“Ne informuam presidentin se gjërat kishin ndryshuar dhe ai më kërkoi që të shtyja përpara dhe të bëja një ofertë më të mirë se ajo e Barça-s. “Pallotta më tha të bëja ofertën më të mirë të mundshme por kur negociatat morën formën e ankandit vendosëm të tërhiqeshim.

“Nëse dikush kërkon të vijë te Roma, shumë mirë por nëse nuk duan, atëherë as ne nuk i duam. “I them tifozëve tanë se do të marrim dikë më të mirë se Malcom.”

Related posts

Vjen urdhër i prerë nga FIFA: Sa më pak femra “hot” në Botëror (FOTO)

Isa.Autor

Roberto Carlos “shpërfill” Nejmarin dhe tregon liderin aktual të Brazilit

Isa.Autor

MEDIAT BOTËRORE DALIN BLLOF/ Ja pse KAKA dhe JO MODRIC ka mundur 2 “jashtëtokësorët”

Isa.Autor

Leave a Comment