Futboll La Liga Sport

E BUJSHME/ Real Madridi nënshkruan kontratën më të madhe në histori

Real Madrid dhe kompania e madhe Adidas kanë arritur marrëveshje për nënshkrimin e një marrëveshje që kap vlerën prej 1.6 miliardë euro.

Kompania gjermane do të dizajnoj fanellat e Real Madridit për 12 vitet e ardhshme, dhe kjo marrëveshje do t’u sjellë të ardhura ‘Los Blancos’ prej 120 milionë euro në sezon.

Kjo është marrëveshja më e madhe e arritur nga Real Madrid në histori të klubit.

Sipas marrëveshjes, Madridi do të përfitoj 20 % nga shitja e produkteve të tyre, gjithashtu edhe 9 milionë euro material për të gjitha ekipet e klubit.

Adidasi do të ketë hapësirën e vet në ‘Santiago Bernabeun’ e ri, me dyqanin që pritet të jetë brendi më i madh në botë.

Kujtojmë se marrëveshje me Adidas kanë edhe Bayern Munich, Arsenal dhe Manchester United.

Related posts

KALOI NJË ATAK KARDIAK NË FUNDIN E SEZONIT/ Porto merr vendimin zyrtar për karrierën e Iker Casillas

Delo.autor

LIVE/ Po luhet finalja e Superkupës Dortmund-Bayern, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 0-0

Delo.autor

Xavi: Ky ekip më jep kënaqësi kur e shoh duke luajtur

Sadik.Autor

Leave a Comment