Futboll Sport

Messi braktis grumbullimin, lë kombëtaren në mëshirë të fatit

Kombëtarja e Argjentinës do të lërë nesër Rusinë pas eliminit nga Kupa e Botës, por kapiteni i kësaj skuadre Leo Messi ka vendosur të largohet një ditë më herët. Të dielën në mesditë, Messi është parë të largohet së bashku me familjen e tij nga hoteli ku skuadra amerikano-latine po qëndron, në Bronnitsy, një ditë pas eliminit nga Francë në 1/8 e Botërorit. Pas humbjes, Messi kishte shkuar fillimisht në hotelin ku ndodhej familja e tij. Por sot në mëngjes shkoi në qendrën stërvitore të kombëtares, ku mësohet se është përshëndetur me skuadrën.

Të njëjtën gjë mësohet se do të bëjnë edhe disa lojtarë të tjerë të kombëtares së Argjentinës, si Caballero, Ansaldi, Rojo, Banega, Mascherano, Higuain, Mercado, Salvio, Otamendi dhe Aguero, lojtarë që më së shumti luajnë në Europë dhe kanë një destinacion ndryshe nga pjesa tjetër e skuadrës, që do të rikthehet në vendlindje. Kështu e ka justifikuar këtë largim të papritur të Messit shefi i delegacionit të kombëtares së Argjentinës, që tha se ai dhe disa lojtarët e tjerë që aktivizohen në Europë kanë një axhendë tjetër.

Related posts

PAS 1 VITI MUNGESË/ U ngjitën në Kategorinë e Parë shikoni festën e lojtarëve të Tërbunit (VIDEO)

Delo.autor

BEFASON Vieri: Juventus ka fituar lotarinë, Milan ka bërë një super lëvizje

Isa.Autor

Zanetti: Derbi me Juventusin rivaliteti i hidhur

Sadik.Autor

Leave a Comment