Futboll Sport

Messi dhe Ronaldo në Botëror? Maradona mbetet i përjetshmi

“Dhe yjet rrinë e vështrojnë” ka qenë një roman i Arçibald Kronin i ekranizuar i shfaqur shumë kohë më parë në TV nga i cili vetëm titulli më ka ngëlur në mendje. Ky titull ishte më i përshtatshmi për ta vëndosur dje në një nga studiot ë panumërta të TV ku flitej për futbollin. Në atë kohë kur shfaqëj ky ëkranizim ishtë koha ë Maradonës, të fundit yll që nuk rrinte e vështronte. Për ata që nuk e kanë jetuar por vetëm kanë dëgjuar, është si të nxjerrësh sot Palermon kampione të Italisë dhe të Europës. Edhe sot në tribuna është yll, aq sa disa herë më shumë komentohet performanca e tij në tribunë së sa vet ndëshja.

Për të qenë prezent në stadium, për arsye marketingu, FIFA e paguan 10.000 € në ditë. Sikurse e ftoi në 1994 kur kishte hëqur dorë nga futbolli që të ishte pjesë e skuadrës, pasi Botërori i atëhershëm nuk kishtë yjë dhë njërëzit në Amërikë duhëj të tërhiqeshin drëjt stadiumeve. I premtuan se nuk do kishtë asnjë problem por mjaftonte të ishte pjesë e skuadrës. Por kur e panë se shkëlqimi i tij vazhdonte si më parë dhë do eklipsonte gjithë botërorin e nxorën jashtë për përdorim efedrine, përdorimin e të cilës i kishin prëmtuar se do e toleronin. Për kuriozitët ëfëdrina ishtë një ilaç që përdorëj të fëmijët ë vëgjël kur kishin problëmë më rrugët ë frymëmarrjës.

Maradona edhe në formën e tij më të dobët e coi ekipin në finalë botërori në 1990, ku humbi prej një penalltie të paqenë. Shumë do më shajnë se po flas me respekt për një të droguar. Nuk kam njohur ndonjë individ pa vese deri më sot, përfshirë veten time. Puritani i fundit për të ciln kam lexuar ishtë Jezu Krishti. Unë ende e gjykoj futbollistin për çfarë bën në fushë dhë jo për shfaqje të tipit “reality shoë” jashtë fushe. Sot edheë mënyra e festimit të golit konsiderohet vlerë. Pas Maradonës të gjithë fituësit janë emra individësh të spikatur, të shkrirë bukur në një kolektiv por asnjë nuk ka patur dhe nuk ka shkëlqimin e tij. Gjithnjë duke patur si kriter vlerësimi fushën e lojës.

Media vazhdimisht nxjerr yje për interesa të veta. Edhe media në një vend me një futboll të rreckosur si Shqipëria ku fituesi dihet një javë para se të fillojë ndeshja sajon yje që “çmendin” Europën, pavarësisht se dëri tani ata që janë të çmendur janë ata që i shkruajnë. Yjet e djeshëm sot filluan pushimet. Janë shumë të mirë në fushë. Jashtë fushe janë edhe më të mirë. Në TV, revista, intervista ëtj. Është meritë e tyre dhe klubeve që kanë nga pas që e kanë kthyer kampionatin spanjoll në një kampionat vetëm më dy skuadra dhe mëgjithatë të shikueshëm dhe që shitet shtrenjtë.

Kuriozitet: çmim sot i Messit dhë Ronaldos vlërësohën sa 30 Maradona (sipas çmimit që pagoi Napoli). Messi apo Ronaldo….. Ika se po më flasin për të shkuar në plazh.

 

Related posts

COPA DEL REY/ Portieri Ter Stegen bën “heroin” tek penalltitë, Barcelona kualifikohet në finale

Delo.autor

INTER NË KRIZË REZULTATESH/ Fati i Contes varet në sfidën ndaj Sasuolos, ja çfarë ndodh nëse humbet…

Delo.autor

KATEGORIA SUPERIORE/ Dinamo kërkon mrekullinë, në fushë edhe Partizani. Ja sfidat e ditës së sotme

F.autor

Leave a Comment