Futboll Seria A Sport

Roma lë pa përgjigje lojtarin e saj, Inter dhe Atletico Madrid në alarm

Pas Radja Nainggolanit, një tjetër futbollist mund të largohet nga radhët e Romës. Mbrojtësi Alessandro Florenzi nuk ka rinovuar kontratën me verdhekuqtë dhe kjo i ka ndezur sinjalin Interit dhe Atletico Madridit të hidhen në sulm për 27-vjeçarin.

Tekniku zikaltër Luciano Spalletti e kërkon medoemos lojtarin “azure” duke parë aftësinë e tij për t’u përshtatur dhe në mesfushë. Interi është në gjendje të ofrojë pagë 4 milionë € në vit kundrejt 2.7 që Florenzi përfiton te Roma.

Ndërkohë pritet se si do të sillet klubi i “Ujkonjës” me fatin e Florenzit, që është njëri prej elementëve më të rëndësishëm të ekipitk kryeqytetas italian.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas një pasimi nga Ronaldo, talenti Chiesa rihap ndeshjen ndaj Portos me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Mbyllet turneu i bamirësisë Itali-Greqi. Rezultati 1-0

Delo.autor

LIVE Premier League: Mbyllet ndeshja Liverpool-Leeds, rezultati 4-3

Delo.autor

Leave a Comment