Futboll Sport

NDODH EDHE KJO/ Skuadra egjiptiane firmos kontratë me një 75-vjeçar

Skuadra e Divizionit të tretë të Egjiptit, 6 Tetori, ka nënshkruar një kontratë me një futbollist 75-vjeçar, Ezz El-Din Bahader.

Ai ka hedhur firmën në kontratë pak ditë më parë dhe ka marrë lejen për të luajtur edhe nga Federata Egjiptiane e Futbollit.

Nëse Ezz El-Din Bahader do të zbresë në fushë në ndonjë ndeshje me ekipin 6 Tetori, ai do të bëhet futbollisti më i vjetër në moshë që ka luajtur me një ekip profesionist.

Rekordi aktualisht mbahet nga izraeliti Isaak Hayik, që ka luajtur me ekipin e Ironi Or Yehuda në moshën 73-vjeçare, si portier, në prill të vitit të kaluar.

Tashmë ky rekord pritet të thyhet nga Ezz El-Din Bahader, që do të ishte një surprizë e vërtetë. Kot nuk thonë që futbolli nuk njeh moshë…

Related posts

E TRISHTË/ Sportisti kampion ekzekutohet me vdekje në burgun ku po qëndronte

Delo.autor

“EMOCION I PAPËRSHKRUESHËM”/ Armand Duka pas fitores: Një përgjegjësi e madhe për mua, jam shumë i…

Delo.autor

NDESHJA NDAJ UKRAINËS NË NATIONS LEAGUE/ Low ultimatum: Kërkoj vetëm për fitore, dua lojë të bukur

Delo.autor

Leave a Comment