Futboll Sport

Milan-Juve, ja skenari i paimagjinueshëm që po përgatitet në merkato

Milani dhe Juventusi janë përfshirë në ditët e fundit në një megaoperacion intrigues në merkaton e futbollit që mund të përfshijë 5 lojtarë.

Higuain, Bonucci, Caldara, Benatia dhe Pjaca janë pjesë e një skenari të pa mendueshëm pak ditë më parë, që nëse do të konkretizohet brenda muajit gusht, do të ndryshojë sërish Serinë A.

Situata kryesore përfshin sulmuesin Gonzalo Higuain, i cili tani shihet si burimi kryesor për të rikuperuar disi sforcimin ekonomik për Cristiano Ronaldon.

Por bomberi argjentinas kërkon një destinacion të pëlqyeshëm si dhe një çek të majmë, që ia ofron Milani.

Kuqezinjtë ndërkohë i kanë hapur rrugën kalimit të mbrojtësit të tyre Leonardo Bonucci te Juve, vetëm një vit pas ardhjes së tij nga torinezët.

Në intrigat e zakonshme të merkatos, kundërpeshat teknike dhe ato financiare lëvizin shpejt.

Shatë herë kampionët e Europës do të donin të fusnin një lojtar juventin në tratativa dhe emri i preferuar nga kuqezinjtë është Mattia Caldara, i cili konsiderohet zëvendësuesi perfekt për kapitenin e skuadrës së drejtuar nga Gennaro Gattuso.

Një takim në Milano mes drejtuesve të dy klubeve shtoi mundësitë e ndryshimit të fanellave për këta lojtarë.

Marrëveshja mund të përfshijë dhe marokenin Benatia, gjithmonë i pakënaqur te kampionët e Italisë dhe kroatin Marko Pjaca, një talent i blerë me bujë, që deri më tani nuk ka shpërthyer asnjëherë.

Related posts

NDARJA NGA JETA E IKONËS SË FUTBOLLIT/ Maradona Jr drejt Buenos Aires: Dua të zbuloj të vërtetën e testamentit të babait tim

Delo.autor

Arsenal, Hector Bellerin vihet në kërkim të tifozes

Q.Autor

Botërori 2018/ Horror në Rusi, 2 huliganë vranë 10 persona

Sadik.Autor

Leave a Comment