Futboll Seria A Sport

Milan kthehet në origjinë/ Ikin Mirabelli dhe Fassone, vijnë Leonardo dhe Braida…

Janë orë vendimtare në aksin Milan-Leonardo. Ish-futbollisti dhe trajneri i Milan, është gjithnjë e më pranë postit të drejtorit të përgjithshëm të “djallit” të ri, nën thundrën e fondit Elliott.

Braziliani është parë në Milano gjatë këtyre ditëve dhe mendohet se te kuqezinjtë do të ketë të njëjtën detyrë që ka mbajtur te Paris SG. Leonardo ka qenë futbollist i Milan nga viti 1997 deri në vitin 2001 dhe trajner i këtij klubi në sezonin 2009/2010.

Lajmi i rikthimit të Leonardo te Milan është më shumë se një realitet, pavarësisht se tifozët e konsideruan si tradhtar sepse u bë edhe trajner i Inter. Emërimi i tij pritet të ndodhë më 21 korrik gjatë ditës së Asamblesë së aksionarëve.

Pra, Leonardo do të marrë vendin e Fassone, ndërsa Mirabelli pritet të zëvendësohet nga një tjetër ish-kuqezi, miku i ngushtë i Leonardos, Ariedo Braida. Ky i fundit aktualisht punon te Barcelona, por do të rikthehej me kënaqësi në klubin ku për shumë vite ka punuar si krahu i djathtë i Galliani.

Related posts

SHQIPTARËT “dhunojnë” flamurin serb duke ekspozuar SHQIPONJËN dykrenare (VIDEO)

Isa.Autor

KORONAVIRUSI/ Rriten shifrat e të prekurve në Spanjë, e pëson ylli kinez i La Ligas

Delo.autor

KËRKON PËRFORCIME TË MËDHA/ PSG hedh sytë nga Serie A, Leonardo ka një objektiv surprizë

Delo.autor

Leave a Comment