Futboll Seria A Sport

PROJEKTI 700 MILIONË EURO/ Milan dhe Inter me kërkesë të përbashkët, ja kur merret vendimi

Pas muajsh të tërë bisedimesh, dy shoqëritë do të paraqesin në Bashkinë e Milanos kërkesën zyrtare për ndërtimin e impiantit të ri.

Hipoteza e rikonstruksionit të stadiumit “Giuseppe Meazza” është lënë mënjanë, për t’i besuar një projekti 700 milionësh, që sipas parashikimeve duhet të jetë gati për sezonin 2022-2023.

Pavarësisht protestave të romantikëve të futbollit për prishjen e “San Siros”, dy shoqëritë milaneze shohin drejt së ardhmes. Sipas medieve italiane, brenda këtij muaji do të merret vendimi përfundimtar për stadiumin e ri.

Nëse nuk do të ketë pengesa të paparashikuara më parë, impianti i ri do të ndërtohet nën nivelin e rrugës, në krah të “Meazzas”, ku për momentin ndodhet parkimi. Zona që do të krijohet nga shembja e “San Siros” do të organizohet në mënyrë alternative.

Related posts

“LEKU LETËR”/ Barcelona hyn në histori, bën ligjin mbi të gjithë sportet

Isa.Autor

MERKATO E VERËS/ Partizani bën goditjen e radhës, vjen mesfushori që mbylli sezonin me Skënderbeun

Delo.autor

Klopp jep alarmin: Një çmenduri, s’mund të vazhdohet kështu

Isa.Autor

Leave a Comment