Futboll Sport

Suarez: “Griezmann s’është uruguajan! Mungesa e Cavani nuk na justifikon”

Luis Suarez, sulmuesi i Uruguait që sot u eliminua në çerekfinale nga Franca, ndër të tjera foli sot edhe për kundërshtarin e tij, deçiziv në dështimin e uruguajanëve, Griezmann, autor i golit të dytë për “Gjelat”. Në fakt sulmuesi francez, mik i Godin dhe Gimenez, nuk festoi golin e tij, gjithsesi Luis Suarez ishte shumë i qartë kur deklaroi: “E çuditshme të shohësh atë që nuk është uruguaian, por francez dhe shënoi gol kundër për ne”.

Cavani nuk mundi dot të luajë për shkak të një dëmtimi të pësuar që në ndeshjen e të tetave kundër Portugalisë. Një mungesë shumë e rëndësishme e pranuar edhe nga partneri i tij në sulmin e Uruguait, Luis Suarez: “Cavani ka qenë thelbësor për ne për tipin e lojtarit që është. Ai realizoi dy gola, por edhe ata që luajtën për atë bënë të njëjtën gjë dhe dhanë gjithçka për ekipin. Mungesa e tij nuk është një justifikim”.

Related posts

PO PËRGATITET SHITJA E INTER PËR SHKAK TË KRIZËS PREJ COVID-19? Reagon klubi “Zikaltër”: Presidenti Zheng…

Delo.autor

Hamilton pesimist në Montekarlo: Ferrari e Red Bull më të shpejtë

Sadik.Autor

JUVENTUSI PA RIVAL/ Përmbys Napolin pa probleme, RONALDO SPEKTAKOLAR (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment